INVESTONI NË SHËNDETIN
DHE PAMJEN TUAJ!
Mundësojmë trajtime në Rinoplastikë Otoplastikë Septoplastikë Tonsilektomia

Kualiteti i shërbimit që ofrojmë dhe profesionalizmi
që na karakterizon janë arsyeja e suksesit tonë!

Sweet Shap

DR. BESIM BOÇI

about hafl bg

Oraret në Dispozicion

  • E Hënë - E Diel 15:00 - 20:00

Oraret e Vizitorëve

  • E Hënë - E Diel 8:00 - 18:00

Përse të zgjidhni Dr. Besim Boçin?

Doktor Besim Boçi ka mbi 20 vjet përvojë në specialitetin e Otorinolaringologjisë, Kirurgjinë e Kokës dhe të Qafës dhe Kirurgjinë Plastike të Fytyrës. Ka kryer një numër të madh operacionesh në kirurgjinë plastike të fytyrës si rinoplastika, otoplastika dhe blefaroplastika me rezultate estetike shumë të mira.
Një përvojë shumë të madhe ka në kirurgjinë e qafës ku përfshihet kirurgjia e laringut si laringektomia totale (heqja e plotë e laringut), hemilaringektomia (heqja e pjesshme e laringut), heqja e polipeve në laring me shaver pa dëmtuar kordat vokale, heqja e masave tumorale në laring me radiofrekuencë dhe shaver me endoskopi, heqjen e masave tumorale në qafë të karakterit beninj apo malinj, kirurgjinë e gjendrave të pështymës, kryesisht të gjendrës parotis me ekspozim të nervit facial.
Gjithashtu, Dr. Besim Boçi është profesionist në trajtimin e sëmundjeve të hundës dhe sinuseve me kirurgji të hapur dhe endoskopi, heqjen e bajameve me radiofrekuencë dhe e mishit të huaj (adenoideve) me shaver dhe shumë ndërhyrje të tjera në këtë specialitet duke respektuar protokollet klinike.

SPECIALIZIMET

  • RINOPLASTIKA
  • OTOPLASTIKA
  • SEPTOPLASTIKA
  • TONSILEKTOMIA

Rinoplastika është një procedurë kirurgjike që realizohet për korrigjimin dhe rimodelimin e hundës. Mund të kryhet për arsye mjekësore të tilla si për të korrigjuar problemet e frymëmarrjes ose deformimet që mund të viijnë si pasojë e defekteve gjatë lindjeve apo traumave. Mund të kryhet edhe për arsye kozmetike, për të ndryshuar pamjen estetike të hundës. Pas procedurës duhet një ditë qëndrimi në klinikë dhe rikuperimi total zgjat dhjetë ditë.

Teknikat e Rinoplastikës:

  • Rinoplastika e hapur
  • Rinoplastika e mbyllur

Lexo më shumë

Otoplastika, e njohur edhe si kirurgji kozmetike e veshit është një procedurë që kryhet për të ndryshuar formën, pozicionin ose madhësinë e veshëve. Zakonisht ndërhyrja kryhet nën anestezi lokale por për të vegjëlit të cilët nuk qëndrojnë mund të kryhet nën anestezi gjenerale.
Koha e zgjatjes së operacionit është nga një orë e gjysëm deri në dy orë, kjo në varësi të defektit të veshëve.
Pas procedurës, bëhet qëndrimi në klinikë për dy orë dhe rikuperimi total për shtatë ditë.

Lexo më shumë

Septoplastika është një procedurë kirurgjikale për të rregulluar kockën dhe kërcin që ndan hapësirën midis dy hundëve tuaja (septumi).
Kur septumi është i shtrembër, ai njihet si septum i devijuar. Një septum i devijuar mund ta bëjë më të vështirë frymëmarrjen përmes hundës dhe mund të rrisë rrezikun e infeksioneve të sinusit.
Gjatë septoplastikës, septumi ripozicionohet në mes të hundës. Pas shërimit, lehtësohet procesi i frymëmarrjes. Duhet një ditë qëndrimi në klinikë dhe rikuperimi total zgjat tre ditë.

Lexo më shumë

Tonsilektomia është heqja kirurgjikale e bajameve. Dikur ishte një procedurë e zakonshme për të trajtuar infeksionin dhe inflamacionin e bajameve.
Sot, tonsilektomia kryhet për të trajtuar problemet që lidhen me bajamet e zmadhuara dhe për të trajtuar sëmundjet që vijnë nga to. Për shkak se tonsilektomia kryhet nën anestezi të përgjithshme ju nuk do të jeni të vetëdijshëm për procedurën dhe nuk do të keni dhimbje gjatë operacionit.
Pas ndërhyrjes, duhet një ditë qëndrimi në klinikë dhe rikuperimi total bëhet për shtatë ditë.

Lexo më shumë
about hafl bg

CAKTO NJË TAKIM

Nëse dëshironi një takim, plotësoni formularin me të dhënat tuaja dhe ne do t'ju kontaktojmë për konfirmim.

Para dhe Pas

Dëshmi

Pyetje të shpeshta

Cilat janë disa këshilla që duhen patur parasysh pas rinoplastikës?

Ditët e para mos shfry me forcë hundët, pastroje pjesën nën hunde me garzë ose letër herë pas here. Veshja e hundës mbahet rreth një javë, por kjo ndryshon në varësi të ndërhyrjes.
Duhet të mënjanohet aktiviteti fizik i tepërt.
Mbas heqjes së veshjes hunda është e enjtur por kjo me kalimin e kohës ulet.
Nuk duhet të mbahen syza për të paktën katër javë.

Pas sa kohe mund të vlerësohet rezultati?

Rezultatet përfundimtare vihen re në një periudhë kohore prej 6 muajsh apo edhe një viti. Megjithatë, pas ndërhyrjes estetike të rinoplastikës shihen ndryshime për sa i përket formës së hundës.

Kur mund ti rikthehem aktiviteteve sportive?

Kjo varet nga lloji i aktivitetit. Për aktivitetet të cilat nuk janë shumë ritmike stërvitja fillon më shpejt, edhe disa ditë pas ndërhyrjes.
Për të tjera, të tilla si gjimnastika apo sporte të lodhshme pritet për një periudhë më të gjatë.

LE TË DISKUTOJMË

Adresa

Tiranë

Nr. Telefonit

(+355) 68 20 38 903

Email

info@besimboci.com