Blefaroplastika

Blefaroplastika

Blefaroplastika është një ndërhyrje kirurgjikale plastike për korrigjimin e defekteve, deformimeve dhe shpërfytyrimeve të qepallave si dhe për modifikimin estetik të zonës përreth syrit, është një procedurë miniinvazive që prodhon rezultate shumë të kënaqshme dhe zona përreth syve merr një pamje më rinore dhe estetikisht të bukur. Në rastin e femrave grimi duket më i rregullt dhe më tërheqës, por edhe për të gjithë femrat që zgjedhin të jenë natyrale dhe të mos trukohen është akoma më mirë kur lëkura e tepërt që ndodhet sipër syve apo edhe fryrja poshtë tyre, nuk ekzistojnë më! Por edhe në rastin e meshkujve, kjo ndërhyrje është gjithnjë e më e shpeshtë dhe patjetër që rezultatet kanë dëshmuar që ndihen më të rinj, më të kënaqur me pamjen e tyre. Dy procedurat kryesore njihen si “blefaroplastika e sipërme" dhe "blefaroplastika e poshtme", dhe të dyja kanë funksione të ndara. Versioni i sipërm është krijuar për të korrigjuar lëkurën e tepërt të një qepalle dhe heq çdo mbingarkesë të saj duke rikthyer shkëlqimin e syve dhe duke zbutur gjithashtu linjat e vrenjtura. Blefaroplastika e poshtme, nga ana tjeter konsiston në eliminimin e qeseve dhe fryrjes që krijohen nën zonen e syve, zbutjen e zonës dhe rivendosjen e vitalitetit okular. Kjo ndërhyrje është një procedurë e thjeshtë, e sigurtë dhe shumë efektive. Realizohet me anestezi lokale. Procedura e qepallave të sipërme (upper blepharoplasty) zakonisht përfshin një prerje të fshehur brenda rrudhës natyrale të syrit, e cila shtrihet pak përtej këndit të jashtëm dhe lejon kirurgun të heqe tepricën e lëkurës. Në rastin e një blefaroplastike të poshtme prerja bëhet nën qerpiket e poshtme, duke lejuar kirurgun të largoje tepricën e lëkurës dhe fryrjen. 

Pas procedurës, bëhet qëndrimi në klinikë për dy orë dhe rikuperimi total për pesë ditë.