Lifting i Fytyrës

Lifting i Fytyrës

Një lifting i fytyrës është një procedurë kirurgjikale kozmetike për të dhënë një pamje më të re fytyrës suaj. Procedura mund të zvogëlojë varjen ose rrudhosjen e lëkurës në faqe dhe nofulla si dhe ndryshime të tjera që ndodhin në formën e fytyrës suaj me kalimin e moshës. Gjatë ngritjes së fytyrës një pjesë lëkure në secilën anë të saj tërhiqet prapa dhe indet nën lëkurë ndryshohen në mënyrë kirurgjikale për t'i dhënë një formë më rinore. 

Ndërsa plakeni, pamja dhe forma e fytyrës tuaj ndryshon për shkak të faktorëve të lidhur me moshën. Lëkura bëhet më pak elastike dhe më e lirshme dhe depozitat e yndyrës ulen në disa zona të fytyrës tuaj dhe rriten në të tjera. Të tilla ndryshime që mund të zvogëlohen me anë të kësaj ndërhyrjeje estetike përfshijnë si më poshtë:

  • Pamjen e faqeve.
  • Lëkurën e tepërt në linjën e poshtme të nofullës.
  • Konturimin e fytyrës.

Një lifting i fytyrës nuk është një trajtim për rrudhat sipërfaqësore, dëmtimin nga dielli apo parregullsitë në ngjyrën e lëkurës.

Përpara procedurës:

  • Ndiqni udhëzimet për ilaçet. Kini parasysh cilat ilaçe nuk duhen përdorur. Bisedoni me doktorin se cilat ilaçe janë të sigurta për t’u marrë ose nëse duhet të rregullohet doza e tyre.
  • Lani fytyrën dhe flokët. 
  • Shmangni ngrënien përpara procedurës.

Ndonjëherë procedura bëhet me qetësim dhe anestezi lokale. Në raste të tjera, rekomandohet anestezia e përgjithshme e cila ju bën të pavetëdijshëm.

Pas procedurës

Kjo procedurë kërkon dy ditë qëndrimi në klinikë dhe katër ditë rikuperimi total.

Pas procedurës mund të përjetoni:

  • Dhimbje të butë deri në mesatare.
  • Ënjtje.
  • Mpirje.

Kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse keni:

  • Dhimbje të forta në njërën anë të fytyrës ose qafës tuaj brenda 24 orëve nga operacioni.
  • Gulçim.
  • Dhimbje gjoksi.
  • Rrahje të parregullta të zemrës.

Ditët e para pas operacionit:

  • Pushoni me kokën lart.
  • Merrni ilaçe për dhimbjen siç rekomandohet nga doktori.
  • Aplikoni diçka të ftohtë në fytyrë për të lehtësuar dhimbjen dhe për të zvogëluar ënjtjen.

Vetë-kujdesi

Vetë-kujdesi në shtëpi gjatë tre javëve të para do të ndihmojë në shërimin tuaj dhe minimizimin e rrezikut të komplikimeve:

  • Ndiqni udhëzimet për kujdesin e plagës siç udhëzohet nga doktori.
  • Ndiqni udhëzimet se kur mund të filloni të përdorni shampo dhe sapunë dhe cilat lloje mund të përdorni.
  • Vishni rroba të rehatshme.
  • Shmangni përdorimin e kozmetikës.
  • Shmangni aktivitete apo sporte të lodhshme dhe aerobike.
  • Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë të diellit për tre javë dhe pas kësaj përdorni një krem dielli me SPF 30 ose më të lartë.
  • Shmangni lyerjen e flokëve për të paktën gjashtë javë.

Rezultatet

Një lifting i fytyrës mund t'i japë fytyrës dhe qafës një pamje më rinore. Rezultatet nuk janë të përhershme. Me moshën, lëkura e fytyrës mund të fillojë të bie përsëri. Në përgjithësi, efektet e një lifting të fytyrës mund të zgjasin deri në 10 vjet.