Heqje mase tumorale ne laring

Një nga funksionet kryesore të laringut përvec atij të frymëmarrjes është prodhimi i zërit. Zëri prodhohet nga presioni i ajrit i ardhur nga mushkeritë i cili godet kordat e zërit, duke shkaktuar vibrimin apo dridhjen e tyre dhe prodhimin e tingullit. Më pas tingulli modifikohet në pjesët apo organet e vendosura mbi laring si buzët, qiellza e butë, gjuha dhe hunda, duke i dhëne atij timbrin karakteristik që i bën njerëzit të dallohen nga njëri-tjetri. laring

Sëmundje të ndryshme mund të prishin cilësinë e zërit duke shkaktuar ngjirje. Më shpesh ngjirja e zërit ka si shkak tumoret beninjë ku mund të përmendim polipet, nodujt që ndeshen në përdoruesit profesionistë të zërit dhe cistat e laringut, ndërsa në moshat e vjetra dhe vecanërisht ata që kanë qenë përdorues të rregullt të duhanit dhe alkoolit më parë,  si shkak mund të permendim kancerin e laringut.

Polipet e laringut mendohet se shkaktohen nga abuzimi në të folur. Të folurit me pasion dhe ne disa raste mund të jetë shkak edhe një e bërtitur e vetme shumë e fortë e pakontrolluar. Trajtimi i vetëm i tyre është kirurgjikal nën anestezi gjenerale nëpërmjet mikrolaringoskopisë me shaver pa prishur uniformitetin e kordës. I njëjti trajtim përdoret për nodujt e kengëtarit dhe për cistat.

Kanceri i laringut është shkaku tjetër i ngjirjes së zërit vecanërisht në moshat e vjetra. Ai shkakton ngjirje kur vendoset në kordat e zërit, dhembje fyti dhe vështirësi në gëlltitje kur vendoset mbi kordat e zërit dhe vështirësi në frymëmarrje kur vendoset nën kordat e zërit. Trajtimi i tij në stadet fillestare kryhet me heqje të masës me shaver dhe radiofrekuencë, ndërsa në stadet e avancuara duhet të kryhet heqja e plotë e laringut. Trajtimi me shaver dhe radiofrekuencë në stadet fillestare ruan cilesinë e zërit dhe siguron kontroll të plotë të sëmundjes.

Lexo: Laringegtomi totale, Polipotomi laringu

Laring