Heqje mase tumorale në qafë

Në kuptimin e përgjithshëm termi “Tumor” shpreh një fryrje apo ënjtje të një indi apo organi dhe përdoret për të emërtuar, jo vetëm patologjitë tumorale por edhe të gjitha patologjitë e tjera që shfaqen me një shenjë të tillë. Të tilla mund të jenë: Inflamacionet (tumor është njëra prej shenjave lokale të inflamacioneve), Hipertrofia dhe Hiperplazia, sidomos ato nodulare, Hiperplazia tumorale, Mbingarkesat qelizore, Amiloidoza tumorale, Keqformimet e organeve, etj. Në kuptimin më konkret, termi “Tumor” emërton një masë ose një plus ind, që krijohet nga rritja tumorale. Rritja tumorale është një rritje e veçantë, shumë e shpejtë, e pafundme, e pakoordinuar dhe biologjikisht e paorientuar, veti që e dallojnë atë nga të gjitha rritjet e tjera fiziologjike dhe patologjike. Departmenti i otorinolaringologjisë, kirurgjia e kokës dhe qafës ofron një manaxhim të plotë të të dy tumoreve beninje dhe malinje të kokës dhe qafës si dhe rikonstruktimi i defekteve.