Abdominoplastika

Abdominoplastika

Abdominoplastika ose "ngritja e barkut" është një procedurë kirurgjikale kozmetike që përdoret për ta bërë barkun më të hollë dhe më të fortë. Kirurgjia përfshin heqjen e lëkurës dhe yndyrës së tepërt nga pjesa e poshtme në mënyrë që të ngushtohet muskuli i murit të barkut. Abdominoplastika ndryshon pamjen dhe rrit vetëbesimin tuaj. Ndonjëherë pesha normale e trupit mund të ndryshojë. Arsyet më të shpeshta për këtë situatë janë ndryshime të shpejta në peshë, shtim i tepërt i peshës gjatë shtatzënisë, ana gjenetike apo procedurat e mëparshme kirurgjikale. Nëse dëshironi një bark më të sheshtë dhe të fortë Abdominoplastika mund t'ju ndihmojë.

 Duhet të kihet parasysh se këto ndërhyrje nuk janë për humbjen e peshës, por për përmirësimin e kontureve të trupit dhe pamjes. 

 Këshilla për individët që dëshirojnë të kryejnë këtë ndërhyrje

  • Këshillohet shtyrja e këtij operacioni për pacientët që po mendojnë lindjen brenda një periudhe të shkurtër (për rreth 1 vit). 
  • Pacientët që pinë duhan këshillohen të ndërpresin duhanin të paktën 15 ditë para ndërhyrjes.
  • Edhe pacientët me probleme shëndetësore gjithashtu duhet të marrin një çertifikatë aprovimi që kjo ndërhyrje mund të kryhet.

Pas ekzaminimit fizik ju duhet të vendosni me mjekun tuaj nëse jeni një pacient i përshtatshëm për këtë operacion.

 Procesi i shërimit pas operacionit

Qëndrimi në klinikë pas procedurës bëhet për një ditë dhe periudha e rikuperimit total është tre ditë.

Me kalimin e kohës shenjat dhe skuqja zvogëlohen. 

Procedura kryhet nën anestezi të përgjithshme. Vendi i prerjes në pjesën e poshtme të barkut është i mirëpërcaktuar dhe ushtrohet kujdes që kjo prerje të rreshtohet në mënyrë simetrike. Kandidatët idealë për abdominoplastikë

janë individët; trupat e të cilëve kanë pësuar ndryshime dramatike nga luhatjet në peshë, shtatzënia, humbja e elasticitetit të lëkurës, efektet e plakjes dhe gravitetit, sepse të gjitha kontribuojnë në humbjen e tonifikimit në zonën e barkut.