Otoplastika është ndërhyrja që kryhet nga kirurgë me experiencë dhe ka si qëlllim korigjimin e formës së veshit si dhe rimodelimin e tij.Shumë të sëmurë, veçanërisht fëmijet e vegjël të moshës shkollore, janë jo të kënaqur me formën dhe madhësinë e veshëve të tyre. Shpesh këta fëmijë janë të ndrojtur dhe tallen nga shokët për pamjen e veshëve të cilët mund të jenë, llapushe, të mëdhenj ose asimetrike, ndërsa të rriturit i mbulojnë veshët duke mbajtur flokët e gjata. Otoplastika duhet të kryhet nga kirurgë me experience pasi një rezultat dhe një pamje estetike shumë e mirë e të sëmurit do ti rrit atij vetëbesimin dhe cilësinë e jetesës.
Zakonisht ndërhyrja kryhet nën anestezi lokale por në të vegjëlit të cilët nuk qëndrojnë mund të kryhet nën anestezi gjenerale. Koha e zgjatjes së operacionit është nga një ore e gjysëm deri në dy ore, kjo në varësi të defektit të veshëve.
Rehabilitimi pas operacionit
I sëmuri duhet të vijë për kontroll tre muajt e parë në çdo dy-tre javë.
Lexo: Rinoplastika, Septoplastika