Parotidektomia

Gjendra e peshtymes

Gjendrat e pështymës, gjendra parotis e cila është më e madhja (gjendra përreth veshit), dhe gjendra submandibulare (gjendra nën këndin e nofullës) prodhojnë sekrecione të cilat i derdhin në gojë dhe shërbejne për të lehtësuar përtypjen, gëlltitjen,  mbrojtur dhëmbët dhe tretur ushqimet. Këto gjendra mund të zmadhohen për shkaqe të ndryshme si në rastin e infeksionit të tyre (shytat) apo nga tumore beninje ose malinje. Në pjesën më të madhe të rasteve (në 80% të rasteve) këto gjendra preken nga tumoret beninje të cilat në gjendrën parotis mund të vendosen në të gjitha lobet e saj por më shpesh ndeshen në lobin e sipërm. Nuk përjashtohen edhe tumoret malinje të cilat shpesh paraqiten si masa jo të rregullta, të fiksuara me indet dhe të forta në prekje. Në rastet e tumoreve të gjendrës parotis i sëmuri paraqitet me një masë të vendosur përpara veshit me shtrirje drejt nofullës së poshtme. Heqja e gjendrave te peshtymes kryhet ne rastet e tumoreve beninje apo malinje, infkesionet kronike te tyre, bllokimet e kanaleve te tyre kryesisht nga guret. Nderhyrja kryhet nen anestezi gjenerale.

Prerja kryhet perpara veshit duke respektuar linjat natyrale, vazhdon mbrapa veshit dhe pastaj dhe zbret poshte ne pjesen anesore te qafes. Pasi ngrihet lekura ekspozohet e gjithe gjendra duke e vecuar ate plotesisht nga muskujt. Kjo ndarje e plote e gjendres nga muskujt do ten a ndihmoje te identifikojme me lehte nervin e fytyres ( nervin facial ) i cili e pershkon gjendren permes ne formen e gishtave te dores. Identifikimi dhe ruajtja e nervit nervit varet nga respektimi i anatomise kirurgjikale dhe mbi te gjitha nga eksperienca e kirurgut. Per te lehtesuar ruajtjen e nervit, kirurgjia ne ditet e sotme kryhet nen monitorimin e nervit facial duke ruajtur nervin gjate rruges se tij ne gjendren e peshtymes. Eshte shume e rendesishme ruajtja e nervit facial pasi demtimi i tij shkakton deformim te fytyres me terheqje te buzes, pa aftesi per te mbyllur syrin dhe lotim i tij, si dhe pamundesi per te rrudhur ballin.

Heqja e plote e gjendres kryhet ne rastet kur tumoret beninje jane shume te medha, ndersa ne rastet e tumoreve malinje rekomandohet heqja e plote se bashku me nervin facial.