Polipotomi Laringu

Polipet e laringut mendohet se shkaktohen nga abuzimi në të folur, të folurit me pasion dhe ne disa raste mund te jete shkak edhe një e bërtitur e vetme shumë e forte. Trajtimi i vetëm i tyre është kirurgjikal nën anestezi gjenerale nëpërmjet mikrolaringoskopisë me shaver pa prishur uniformitetin e kordës. I njëjti trajtim përdoret për nodujt e kengëtarit dhe për cistat.

Kanceri i laringut është shkaku tjetër i ngjirjes së zërit vecanërisht në moshat e vjetra. Ai shkakton ngjirje kur vendoset në kordat e zërit, dhembje fyti dhe vështirësi në gëlltitje kur vendoset mbi kordat e zërit dhe vështirësi në frymëmarrje kur vendoset nën kordat e zërit. Trajtimi i tij në stadet fillestare kryhet me heqje të masës me shaver dhe radiofrekuencë, ndërsa në stadet e avancuara duhet të kryhet heqja e plotë e laringut.

Lexo: Laringektomi totale, Heqje mase tumorale në laring

Polipotomi