Rinoplastika

Rinoplastika

Rinoplastika është një procedurë kirurgjikale që realizohet për korrigjimin dhe rimodelimin e hundës. Mund të kryhet për arsye mjekësore të tilla si për të korrigjuar problemet e frymëmarrjes ose deformimet që mund të viijnë si pasojë e defekteve gjatë lindjeve apo traumave. Mund të kryhet edhe për arsye kozmetike, për të ndryshuar pamjen estetike të hundës. Pas procedurës duhet një ditë qëndrimi në klinikë dhe rikuperimi total zgjat dhjetë ditë.
Teknikat e Rinoplastikës

Rinoplastika e hapur
Rinoplastika e hapur është metodë e zgjedhur për korigjimin e hundës veçanërisht në modifikimet dhe rimodelimet e majës. Avantazhet e Rinoplastikës së hapur janë:

  • Kirurgu është në gjendje që të shikojë të gjithë anatominë e hundës si të pjesës kërcore ashtu edhe skeletit kockor.
  • Evidenton shumë lehtë të gjitha defektet e mundshme sado të vogla të jenë ato në pjesën kërcore dhe atë kockore.
  • Arrin korigjimin e defekteve nën kontrollin e pamjes me një saktësi shumë të madhe dhe njëkohësisht mund të vendos grafte kërcore dhe sutura brenda hundës.
  • Në vendin e hapjes së hundës mbas tre muajsh nuk mbetet asnjë shenjë ose cikatrice.
Rinoplastika e mbyllur
Në rinoplastikën e mbyllur prerjet kryhen brenda hundës. Kjo teknikë kryhet në rinoplastikat e thjeshta kur nuk ka deformime të shprehura të majës së hundës dhe kur kërkohet të hiqet vetëm kurrizi i hundës. Në teknikën e mbyllur evidentimi i anatomisë dhe defekteve të vogla të hundës është i kufizuar, ky përbën edhe disavantazhin kryesor të kësaj teknike. Disa këshilla për shërim të shpejtë pas rinoplastikës:
  • Pushoni mirë pas operacionit dhe mbajeni kokën ngritur ndërsa flini.
  • Kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse ndjeni ndonjë gjë të pazakontë.
  • Përdorni kompresë të ftohtë për të zvogëluar enjtjen.
  • Shmangni dushet me avull dhe ekspozimin e drejtpërdrejtë të diellit.
  • Mbani një dietë ushqyese dhe të shëndetshme.
  • Shmangni ushtrimet e rënda dhe aktivitetet e lodhshme.
  • Mos e shfryni hundën me forcë dhe pastrojeni herë pas here atë.
  • Nuk duhet të mbahen syze të paktën për katër javë.