Rinoplastika

Rinoplastika është ndërhyrja më e shpeshtë estetike që kryhet nga mjekët Otorinolaringologe dhe konsiston në korigjimin e formës së hundës, rimodelimin e saj dhe njëkohësisht korigjon dhe funksionin e saj duke bërë të mundur frymëmarrjen me hundë.

Hunda vendoset në qender të fytyrës dhe është në harmoni me pjesët e tjera të saj, prandaj një defekt i saj sado i vogël të jetë prish gjithë harmoninë e fytyrës. Qëllimi i rinoplastikës është kryerja e një ndërhyrje kirurgjikale që do të rezultojë me një hundë të bukur, në harmoni me tiparet e tjera të fytyrës dhe me funksion fiziologjik të rregullt. Megjithëse është një nga operacionet që kryhet më shpesh nga mjekët ORL, jo të gjithë kirurgët arrijnë një rezultat estetik të kenaqshëm.

Teknikat e Rinoplastikës
Rinoplastika e hapur

Rinoplastika e hapur është metodë e zgjedhur për korigjimin e hundës  vecanërisht në modifikimet dhe rimodelimet e majës. Avantazhet e Rinoplastikës së hapur janë:

  • Kirurgu është në gjendje që të shikojë të gjithë anatominë e hundës si të pjesës kërcore ashtu edhe skeletit kockor.
  • Evidenton shumë lehtë të gjitha defektet e mundshme, sado të vogla të jenë ato, në pjesën kërcore dhe atë kockore.
  • Arrin korigjimin e defekteve nën kontrollin e pamjes me një saktësi shumë të madhe, dhe njëkohësisht mund të vendos grafte kërcore dhe sutura brenda hundës.
  • Në vendin e hapjes së hundës mbas tre muajsh nuk mbetet asnjë shenjë ose cikatrice.
Rinoplastika e mbyllur

Në rinoplastikën e mbyllur prerjet kryhen brenda hundës. Kjo teknike kryhet në rinoplastikat e thjeshta kur nuk ka deformime të shprehura të majës së hundës dhe kur kërkohet të hiqet vetëm kurrizi i hundës. Në teknikën e mbyllur evidentimi i anatomisë dhe defekteve të vogla të hundës është i kufizuar, ky përbën edhe disavantazhin kryesor të kësaj teknike.

Kujdesi mbas operacionit të rinoplastikës

Kjo ndërhyrje në përgjithesi nuk mbart rreziqe por gjithsesi duhet të kemi parasysh disa këshilla.

  • Ditët e para mos shfry me forcë hundët, pastroje pjesën nën hunde me garzë ose letër herë pas here.
  • Veshja e hundës mbahet rreth një javë, por kjo ndryshon në varësi të ndërhyrjes.
  • Duhet të mënjanohet aktiviteti fizik i tepërt.
  • Mbas heqjes së veshjes hunda është e enjtur e cila me kalimin e kohës ulet

Nuk duhet të mbahen syza për të paktën katër javë.

Lexo: Septoplastika, Otoplastika