Septoplastika

Septoplastika kryhet në rastet kur ka vetëm devijim të perdes së hundës ose drejtimi i perdes së hundës. Në rastet e rinoplastikës kjo ndërhyrje është pjesë e saj.  Shkaku i devijimit të perdes së hundës mund të jetë i lindur, ose i fituar si pasojë e traumave. Perdja e hundës e shtrëmbër shkakton vështirësi në frymëmarrje me hundë, mund të bëhet shkak për sinuzite dhe çrregullime të dëgjimit apo infeksione në vesh për shkak të bllokimit të tubit që ajros veshin. Ndërhyrja kryhet nën anestezi gjenerale dhe i sëmuri qëndron i shtruar vetëm një ditë.

Lexo: Rinoplastika, Otoplastika

Septoplastika