Liposuction i Kofshëve

Liposuction i Kofshëve

Edhe pse procesi i liposuction zakonisht lidhet me zonën rreth barkut një opsion i mundshëm ështe edhe liposuction i kofshës. Qelizat yndyrore priren të grumbullohen në pjesë të caktuara të trupit. Liposuction mund të kryhet në pjesën e jashtme ose të brendshme të kofshëve. Procedura bën të mundur përmirësimin e siluetit të përgjithshëm të tyre duke krijuar një pamje më simetrike. Qelizat e tepërta të yndyrës në kofshët e jashtme mund të shkaktohen nga shumë faktorë duke përfshirë gjenetikën, mbipeshën dhe të tjera. Një ndërhyrje mund të kryhet kur pesha e tepërt në këto zona nuk largohet me anë të dietës apo ushtrimeve. 

Si funksionon liposuction?

Si një nga zonat më të përqendruara për sa i përket yndyrës të trupit, kofshët natyrisht bien në sy, veçanërisht te gratë. Ndërsa dhjami mbron muskujt dhe kockat sasitë e tepërta të tij mund të krijojnë efektin e shtimit të peshës. Këto depozita yndyrore përgjatë kofshëve të brendshme dhe të jashtme mund të jenë veçanërisht rezistente ndaj efekteve të dietës dhe stërvitjes. Liposuction ndihmon për të eleminuar yndyrën e tepërt, duke i dhënë trupit një pamje më të ekuilibruar dhe tërheqëse.

Liposuction i kofshëve trajtohet në të njëjtën mënyrë si zonat e tjera ku bëhet fjalë për kujdesin.

 Pacientët duhet të shmangin dushet e nxehta për afro dy ditë dhe të veshin një rrobë kompresimi për dy javë pa ndërprerje. 

Kryerja e liposuksioni në kofshët e brendshme mund të përmirësojë siluetin e përgjithshëm të kofshëve. Gjatë kësaj procedure, kirurgu shpesh trajton edhe gjunjët e brendshëm; kjo për të ruajtur simetrinë e këmbëve. Liposuction i kryer në kofshët e jashtme i jep estetikë pamjes së tyre.

 

Përfitimet nga liposuction

  • Pasi të hiqen, qelizat yndyrore nuk "rriten përsëri", kështu që humbja e yndyrës është e përhershme.
  • Përmirëson formën dhe konturin e këmbëve.
  • Rezultate të menjëhershme dhe të dukshme.
  • Zonat e trajtuara do të marrin më pak yndyrë nëse ndodh shtimi në peshë.

Pas procedurës, duhet të qëndroni dy orë në klinikë dhe shërimi i përgjithshëm është pas një dite.