Tonsilektomi me Radiofrekuencë

Tonsilotomia

Tosilat apo bajamet janë gjendra limfatike që vendosen në të dy anët e fytit dhe mendohet se marin pjesë në mbrojtjen e organizmit kundër mikrorganizmave të ndryshëm, funksion që me rritjen e fëmijes zvogelohet.

Bajamet shpesh infektohen nga mikrorganizma të ndryshëm si Streptokoku, Hemofilius influencë dhe Moraxela katarralis, infeksione që shoqerojnë kryesisht virozat e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes apo të ftohurën e zakonshme. Në disa persona bajamet mund të infektohen disa herë në vit duke u kthyer në një vatër infektive për organizmin. Pavarësisht mjekimit të përdorur me antibiotikë, në rastet kur ato shndërrohen në kronike i vetmi trajtim është heqja e tyre. Heqja kryhet për të parandaluar ndërlikimet që japin infeksionet e bajameve në distance si infeksionet në veshka, prekjen e kyceve nga artritet dhe infeksionet në zemër. Heqja e tyre është e detyrueshme kur:

  • ato infektohen 5-6 herë në vit me temperature që shkon rreth 38.5-39 grade
  • dhembje të forta fyti dhe dhembje muskujsh
  • ndëlikime në distancë
  • ndërlikimi me abses përreth tyre

Heqja e bajameve kryhet nën anestezi gjenerale pasi të jenë vlerësuar më parë funksionet e organeve jetësore si veshkat, mushkërite, mëlcia dhe zemra. I sëmuri duhet të mos ketë ngrënë të paktën 6 orë përpara ndërhyrjes. Edhe pse është ndërhyrje rutine, në disa raste kjo ndërhyrje jep ndërlikime ku më i shpeshti është hemoragjia. Hemoragjia mund të ndodhë brenda 6 orëve të para të ndërhyrjes ose mund të jetë e vonshme dhe të  ndodhë brenda dy javëve të para. Në orët e para hemoragjia lidhet me kontrollin jo të mirë të fushës operatore, ndërsa hemoragjia e vonshme lidhet me rënien e membranave të cilat formohen mbas cdo ndërhyrje dhe zgjatin deri në dy javë.

Heqja me radiofrekuencë zvogëlon rrezikun e shfaqjes së hemoragjisë.

Mbas heqjes i sëmuri duhet të mari ushqime të lengeta, të jenë kryesisht të ftohta dhe me kalimin e ditëve kalohet gradualisht në ushqime më të trasha.

Lexo: Tonsilotomi me radiofrekuencë
Bajamet