Tonsilektomia

Tonsilektomia

Tonsilektomia është heqja kirurgjikale e bajameve. Dikur ishte një procedurë e zakonshme për të trajtuar infeksionin dhe inflamacionin e bajameve. Sot, tonsilektomia kryhet për të trajtuar problemet që lidhen me bajamet e zmadhuara dhe për të trajtuar sëmundjet që vijnë nga to.

Pse kryhet ndërhyrja:

Një tonsillektomi përdoret për të trajtuar:
  • Problemet kronike nga bajamet.
  • Komplikimet e bajameve të zmadhuara.
  • Gjakderdhje.
  • Sëmundje të tjera të rralla te bajamet.

Komplikimet nga bajamet e zmadhuara:

  • Vështirësi në frymëmarrje.
  • Ndërprerja e frymëmarrjes gjatë gjumit.
  • Vështirësi në gëlltitje.

Sëmundje të tjera nga bajamet:

  • Indet kanceroze në njërën ose në të dy bajamet.
  • Gjakderdhje e përsëritur nga enët e gjakut pranë sipërfaqes së bajameve.

Gjatë operacionit:

Për shkak se tonsilektomia kryhet nën anestezi të përgjithshme, ju nuk do të jeni të vetëdijshëm për procedurën ose dhembjen gjatë operacionit.

Gjatë rikuperimit:

Pothuajse të gjithë përjetojnë dhembje pas një procedure të tillë. Dhembja është më e shpeshtë në fyt dhe në veshë por mund të jetë e përqëndruar edhe në nofulla apo qafë.

Hapat që mund të ndërmerrni për të zvogëluar dhimbjen, për të promovuar rikuperimin dhe për të parandaluar komplikimet përfshijnë si më poshtë:

  • Medikamente. Merrni ilaçe për dhembjen siç udhëzohet nga doktori.
  • Lëngje. Është e rëndësishme të merrni shumë lëngje pas operacionit për të shmangur dehidratimin. 
  • Ushqim. Ushqimet që janë të lehta për t’u përtypur të tilla si supa janë zgjidhjet më të mira menjëherë pas operacionit. Shmangni ushqimet që përmbajnë acid, ato pikante dhe të forta pasi ato mund të shkaktojnë dhembje ose gjakderdhje.
  • Pushoni. Është e rëndësishme të pushoni për disa ditë dhe të shmangni aktivitetet e vështira për dy javë pas operacionit.

Bisedoni me mjekun për çdo veprimtari tjetër që duhet të shmanget.

Pas ndërhyrjes, duhet një ditë qëndrimi në klinikë dhe rikuperimi total bëhet për shtatë ditë.