Zmadhimi i Gjoksit

Zmadhimi i Gjoksit

Zmadhimi i gjoksit është një procedurë që përfshin vendosjen e implanteve të gjoksit nën indet ose muskujt e gjoksit. Kjo bëhet për të përmirësuar pamjen tuaj, për të përmirësuar vetëbesimin dhe për të zgjeruar mundësitë në aspektin e zgjedhjeve të veshjeve. Duke ndryshuar formën dhe madhësinë e gjoksit realizohet përputhja me stilin tuaj të trupit. Gjithashtu, zmadhimi i gjoksit realizohet për një ribalancim vëllimi i cili vjen me kalimin e moshës, nga shtatzanitë apo gjidhënia duke shkaktuar humbje të volumit dhe fortësisë. 

Nëse po mendoni për një ndërhyrje të tillë, bisedoni me kirurgun. Sigurohuni që të kuptoni se çfarë përfshin operacioni përfshirë rreziqet e mundshme, komplikimet dhe kujdesin vijues. 

Si të përgatiteni:

  • Këshillohuni me doktorin për preferencat tuaja për madhësinë dhe pamjen e gjoksit. Kirurgu do të përshkruajë lloje specifike të implanteve si dhe opsionet për teknikat kirurgjikale.
  • Shqyrtoni me kujdes informacionin e shkruar rreth ndërhyrjes.

Para se të vendosni të bëni një operacion, kini parasysh:

  • Implantet e gjirit nuk janë të garantuara të zgjasin gjithë jetën. Gjatësia mesatare e jetës së një implanti është 10 vjet. Gjoksi vazhdon të plaket dhe faktorë të tillë si shtimi në peshë ose humbja e peshës mund të ndikojnë. 
  • Mamografitë mund të jenë më të ndërlikuara. Nëse keni implante të gjirit, përveç mamografive rutinore, do ju duhet të bëni pamje shtesë, të specializuara.
  • Implantet e gjirit mund të pengojnë ushqyerjen me gji. Disa gra janë në gjendje të ushqejnë me gji. Megjithatë, për disa të tjera mund të jetë sfiduese. 
  • Ju mund të keni nevojë për kirurgji shtesë pas heqjes së implantit të gjoksit. Nëse vendosni të hiqni implantet, mund t'ju duhet një ngritës ose një operacion tjetër korrigjues për të ndihmuar në rivendosjen e pamjes së tyre.

Çfarë mund të prisni?

Ndonjëherë, kjo ndërhyrje bëhet gjatë anestezisë lokale. Megjithatë, shpesh, realizohet gjatë anestezisë së përgjithshme gjatë së cilës do jeni të pavetëdijshëm.

Pas procedurës

Pas procedurës, duhet të qëndroni dy ditë në klinikë dhe shërimi i përgjithshëm është pas katër ditësh.

Mund të ndjeni dhembje dhe ënjtje për disa javë pas operacionit. Plagët zbehen me kalimin e kohës.

  • Përdorimi i fashave mund t’ju ndihmojë sepse shërbëjnë si mbështetëse.
  • Doktori mund t’ju sugjerojë ilaçe në rast se keni dhembje.
  • Ndiqni udhëzimet e doktorit për t'u rikthyer në aktivitete të rregullta. Nëse nuk keni një punë fizikisht të kërkuar, mund të jeni në gjendje të riktheheni në punë brenda disa javësh. Shmangni aktivitetet e lodhshme, gjithçka që mund të ngrejë pulsin ose presionin e gjakut për të paktën dy javë. 
  • Nëse ndjeni ngrohtësi dhe skuqje në gji ose keni ethe, mund të keni një infeksion. Kontaktoni doktorin sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu kontaktoni me të nëse keni gulçim ose dhembje në gjoks.

Rezultatet

Ndërhyrja mund të ndryshojë madhësinë dhe formën e gjoksit tuaj. Kirurgjia mund të përmirësojë imazhin e trupit tuaj dhe vetëbesimin. Kini parasysh pritshmëritë tuaja dhe mbajini ato realiste.