Zvogëlim i Konkave me Radiofrekuencë

Shpesh konkat e hundës për shkaqe të ndryshme zmadhohen dhe shkaktojnë veshtirësi në frymëmarrjen me hunde. Ato mund të zmadhohen nga përdorimi i zgjatur i enë ngushtuesve në hundë, riniti alergjik, ndryshimet e menjëhershme të temperaturës, devijimet e perdes së hundës etj. Në fillim trajtimi i konkave të zmadhuara mund të kryhet me sprei të cilët përmbajnë kortizon dhe nëse nuk i përgjigjen këtij trajtimi kryhet radiofrekuenca. Zvogëlimi i konkave me radiofrekuencë është sot trajtim i zgjedhur dhe pa efekte anësore. Është shumë e rëndesishme të theksojmë se reduktimi i madhësisë së konkave nuk duhet të shkaktojë dëmtime të mukozës së tyre pasi dëmtohen funksionet kryesore të hundës si, vetëpastrimi nga sekrecionet dhe kondicionimi i ajrit. Dëmtimi i këtyre funksioneve do të shkaktojë bllokim të përhershëm të hundës.