Blefaroplastika

BLEFAROPLASTIKA E SIPERME DHE E POSHTME​​

Kapakë të renduar të syve, vetulla të rëna, lëkurë ose dhjam i tepërt mbi sy, qeskat poshtë
syve janë gjurmët më të hershme dhe më të bezdisshme të procesit të plakjes në pjesën e
sipërme të fytyrës. Pikerisht ky është momenti për të rezervuar konsultën tuaj!

Blefaroplastika është kirurgjia që rikthen pas në vite zonën rreth syve, duke e bërë të
gjithë fytyrën tuaj të duket më e freskët dhe më e re. Ndërhyrja kryhet nën anestezi
lokale, zgjat rreth 90 min, nuk ka dhimbje dhe pacienti nuk ka nevojë të qendrojë në
klinikë pas ndërhyrjes. Blefaroplastika e sipërme dhe e poshtme mund të kryhen veçmas
ose në të njëjtën kohë, sipas problematikës së pacientit. Pas ditës 7, ju mund t’i riktheheni
rutinës së përditshme.

Ngritja e vetullës (Cat eye/ Fox eye lift).

Gjatë procesit të plakjes, ne gjithashtu humbasim volum rreth zonës temporale ku
mbështetet pjesa anësore e kapakëve të syve. Kjo pjesë gjithashtu duhet të konsiderohet si
pjesë e blefaroplastikës.

Mënyrat për ngritjen e vetullës janë të shumta, duke përfshirë injeksionet me botox, filler,
fije dhe kirurgji. Në klinikë janë të gjitha metodat e disponueshme dhe Dr. Besim Boçi do
t’ju shpjegojë se cili trajtim ose kombinim do të ishte më i miri për ju sipas moshës, llojit
të lëkurës dhe qëllimeve tuaja.