Bucal Fat Removal

BUCCAL FAT REMOVAL (BICHECTOMY)

Eshte ndërhyrja kirurgjikale e cila ka për qëllim konturimin e fytyrës dhe siguron një
pamje më elegante të saj. Kjo realizohet nëpërmjet heqjes së dhjamit të faqeve.

Ndërhyrja konsiston në një prerje të vogël në brendësi të gojës, anash faqeve, nga ku
hiqet i gjithë dhjami që nevojitet. Ky incizion mbyllet me dy sutura me fije të
absorbueshme. Kryhet nën anestezi lokale, zgjat rreth 30 minuta, nuk ka dhimbje, nuk ka
kohë rikuperimi dhe nuk lë asnjë shenjë të dukshme në fytyrë.

+ - Kush është një kandidat i përshtatshëm?

-Fytyrat e rrumbullakosura të cilat kërkojnë një pamje më të definuar dhe tërheqëse. 
-Fytyrat e imta por që kanë faqe proeminente.
-Pacientë që kërkojnë një pamje më elegante dhe femërore.

+ - A do të ketë ndonjë fashë në fytyrën time pas operacionit?

Heqja e dhjamit bukal bëhet në mënyrë intraorale që do të thotë se e gjithë puna do të
bëhet brenda gojës suaj, kështu që nuk do të jetë e nevojshme për fasha apo bandazh.

+ - A do të jem në gjendje të ha dhe të pi normalisht pas operacionit?

Ju mund të pini dhe hani normalisht pas disa orësh dhe të harroni që keni kryer një
ndërhyrje kirurgjikale duke iu rikthyer aktivitetit normal.

+ - A mund të kem rezultat josimetrik në të dyja anët?

Dhjami i faqeve është një strukturë e mirëkufizuar, ndaj në duart e një profesionisti nuk
është e udhës të ndodhë heqja në mënyrë të pabarabartë e dhjamit në të dyja anët.

+ - Cilat janë efektet anësore?

Heqja e dhjamit të faqeve konsiderohet një nderhyrje e sigurtë, pa efekte anësore nëse
kryehet nga duart e duhura.