Facelift

FACELIFT (RHYTIDECTOMY)

Eshte kirugjia e “kthimit pas në kohë”. Humbja e pamjes rinore në fytyrë mund të jetë
rezultat i një sërë faktorësh: humbja e elasticitetit të lëkurës, humbja e indit yndyror në
fytyrë, graviteti, dëmtimin nga dielli, pirja e duhanit, stresi etj.

+ - Cikli i metamorfozes

Anestezia: Interventi realizohet nën anestezi gjenerale ose me sedacion. Konsulta me
doktorin dhe anestezistin do të përcaktojë opsionin më të mirë për ju.
Interventi: Facelift në përgjithësi përfshin ripozicionimin dhe/ose heqjen e lëkurës së
fytyrës dhe/ose dhjamit dhe shtrëngimin e muskujve të fytyrës.  Në varësi të llojit të
facelift që do të realizoni (SMAS facelift, deep plane facelift, mid-facelift) ju do t’i
nënshtroheni njërit apo të gjithë hapave më lart.
Pas interventit: Pas daljes nga salla ju do të qëndroni një natë në klinikë dhe do të mbani
një bandazh për pak ditë. Gjatë këtyre ditëve mund të keni enjtje apo hematoma rreth
fytyrës të cilat janë fenomene normale. Sigurisht reagimi tek secili pacient është
individual dhe asnjëheë njësoj. Ditën e 14 ju do të hiqni suturat dhe mund t’i ktheheni
jetës suaj të përditshme me një pamje më të re. Gjatë këtij intervali kohe, do të
kontrolloheni vazhdimisht nga doktori si dhe do të mjekoni plagën. Shenjat e incizionit
janë tepër fine në zonën rreth veshit dhe të padukshme pas disa muajsh.

+ - Mosha e duhur për facelift

Shumica e pacientëve që bëjnë lifting të fytyrës janë në të 40-at, 50-at ose 60-at e tyre,
atëherë kur fillojnë të shfaqen shenjat e plakjes. Nuk ka "moshë të duhur" për të bërë një
ndryshim të fytyrës, sepse të gjithë kanë një proces individual të plakjes, që varet nga
faktorë të ndryshëm si gjenetika, mënyra e jetesës dhe mjedisi.  Është e rëndësishme të
mbani mend se facelift të kthen pas, pesë deri në dhjetë vite.  Për këtë arsye shumica
zgjedhin ta kryejnë këtë ndërhyrje në mesin e të 40-tave, në fillim 50-tave dhe më pas
marrin një "retouch" të dytë të fytyrës në të 60-at e tyre.

+ - Përse duhet të zgjidhni kirurg ORL dhe jo plastik?

Një nga ndërlikimet më të shpeshta të facelift është dëmtimi i nervit të fytyrës. Kirurgu
ORL dhe kryesisht Dr. Besim Boçi ka një eksperiencë 25 vjeçare në ndërhyrje të tilla, që
kërkojnë garanci dhe ruajtje të nervit facial.

+ - Cfare keshillohet per nje cikel te vertete metamorfoze?

Për një cikel të vërtetë metamorfoze këshillohet që facelift të kryhet së bashku me
procedura të tjera estetike si blefaroplastika, rinoplastika, filler, botox. Gjatë konsultës

me doktorin do të përcaktohet plani i trajtimit, për një rezultat maksimal në përputhje me
pritshmëritë tuaja.