Otoplastika

Otoplastika është nderhyrja kirurgjikale që kryhet tek fëmijët dhe të rriturit për të
korrigjuar veshët llapush. Të rriturit mund ta kryejnë këtë ndërhyrje në çdo moshë, ndërsa
prindërit rekomandohen të sjellin fëmijët e tyre rreth moshës 5- 6 vjeç. Para fillimit të
shkollës, është periudha më e përshtatshme për fëmijët në mënyrë që jeta e tyre sociale të
mos ndikohet nga ky defekt estetik. Ndërhyrja realizohet nën anestezi lokale dhe pacienti
nuk ka asnjë dhimbje gjatë ndërhyrjes.

Kush është kandidat për otoplastikën?

  • Pacientë të cilët kanë lindur me veshë llapush, josimetrikë, shumë të mëdhenj ose të
    vegjël, jo në porporcion me tiparet e fytyrës.
  • Pacientë të cilët ndiejnë kompleks lidhur me pamjen e veshëve të tyre.
  • Pacientë të cilët kërkojnë zgjidhje të përhershme të defektit të tyre.

Rezultati i otoplastikës është një profil simetrik, në përputhje me parametrat e një fytyre
porporcionale.