Parotidektomia

Parotidektomia

Gjendrat e pështymës mund të preken nga tumore të natyrës beninje apo malinje. Gjendrra parotis (përreth veshit) preket në 70% të rasteve, gjendrrat e zgavrës së gojës në 22% të rasteve dhe gjendra submandibulare (nën nofullën e poshtme) në 8% të rasteve. Në 70-80% të rasteve këto tumore janë beninje dhe forma më e shpeshtë është adenoma pleomorfe (76%). Në gati 20% të rasteve këto tumore janë malinje. 

 

Format më të shpeshta të tumoreve beninje janë adenoma pleomorfe, tumori Warthin, adenoma me qeliza bazale, cystadenoma, mioepitelioma etj; ndërsa format malinje më të shpeshta janë adenokarcinoma, cystadenokarcinoma, karcinoma qelizore skuamoze, karcinoma mukoepidermoide, limfomat etj.

 

 Virusi Epstein – Barr ( EBV ) është gjetur si shkaktar i limfomave dhe formave të padiferencuara të tumoreve malinje. Ekspozimi ndaj tymit të duhanit mendohet se lidhet me shfaqjen e disa formave të tumoreve beninje. Të sëmurët me tumore të gjendrrave të peshtymës ankojnë për shfaqjen e një mase përreth veshit, zakonisht e njëanshme dhe padhimbshme. Tumoret beninje rriten ngadalë dhe i shfaqin më vonë shenjat klinike. Rritja e menjëhershme e masës tumorale mund të lidhet me bllokimin e kanalit të pështymës. Tumoret malinje mund të shkaktojnë dhimbje dhe dobësi të fytyrës. 

 

Trajtimi i tumoreve beninje kryhet nëpërmjet heqjes kirurgjikalale të tyre (parotidektomia e pjesshme ). Përvëc masës tumorale duhet të hiqet edhe ind i shëndoshë përreth masës për të eliminuar rishfaqjen e tumorit. Në të gjitha tumoret beninje duhet të ruhet nervi facial për të shmangur paralizën e fytyrës. Në tumoret malinje duhet të kryhet heqja e plotë e gjendrrës me rujatje të nervit sa herë që është e mundur. Kur nervi është i përfshirë nga masa tumorale këshillohet prerja e tij. Në tumoret malinje mbas heqjes kirurgjikale rekomandohet aplikimi i radioterapisë. Ditën tjetër, mbas ndërhyrjes, i sëmuri mund të largohet në shtëpi.