Rinoplastika me ultratingull (PIEZO)

Çfarë mund të përfitoj nga rinoplastika?

Një nga aspektet më emocionuese të kirurgjisë së hundës është se mund të korigjojë dhe plotesojë shumë kërkesa dhe shqetësime të pacientëve, siç janë:

  • Madhësia e hundës
  • Forma e hundës
  • Hunda është shumë e madhe
  • Hunda është shumë e gjerë
  • Hunda është shumë e ngushtë
  • Hunda e thyer pas nje traume
  • Hundë asimetrike ose e shtrembër
  • Madhësia e vrimave të hundës
  • Maja bulboze e hundës (si top)
  • Maja e hundës ptozike (e rënë poshtë)
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Septumi i devijuar
  • Gërhitje gjatë gjumit
  • Vetëvlerësim i ulët i lidhur me pamjen e hundës

+ - Kur është periudha e duhur për të kryer rinoplastikën?

Rinoplastika mund të kryhet në çdo kohë dhe stinë të vitit. Kufiri i poshtëm i moshës tek femrat është 16-17 vjeç dhe tek meshkujt 17-18 vjeç. Rinoplastika nuk ka kufi të sipërm të moshës. Të shumta janë rastet e rinoplastikave 50+, të kryera nga Dr. Besim Boçi.

+ - Sa duhet të pres për rezultatin final?

Menjëherë pas heqjes së allçise hunda ka një pamje më të bukur dhe ky është momenti më emocionues për pacientin. Edema dhe ekimozat poshtë syve janë fenomene normale të cilat largohen brenda muajit të parë. Që nga momenti i heqjes së allçisë, hunda behet çdo ditë e më e bukur duke arritur shërimin e plotë në muajin 6-12.

+ - Përse duhet të zgjidhni Dr. Besim Boçin?

Hunda juaj ka nevojë për një kirurg ORL, për të arritur rezultatin maksimal nga ana estetike dhe funksionale. Deri më sot ai numëron rreth 5000 rinoplastika primare dhe sekondare pas dështimeve të ndërhyrjeve të kyera më parë. Dr. Boçi është pioneri i përdorimit të teknikave inovative dhe më të avancuara në kirurgjinë e hundës dhe atë ORL, duke kontribuar në ngritjen e nivelit të kirurgjisë në një tjetër nivel.

Çfarë eshte rinoplastika?

Rinoplastika është kirurgjia plastike e hundës e cila konsiston në modelimin estetik dhe korrigjimin funksional të hundës. Rinoplastika me ultratingull është teknologjia më e avancuar në fushën e kirurgjisë plastike e cila bën të mundur një precizion maksimal, traume minimale dhe kohe rikuperimi shumë të shpejtë. Piezo është e tashmja dhe e ardhmja në kirurgjinë estetike të hundës.

Avantazhet e Rinoplastikës me ultratingull.

  • Redukton traumat e indeve të buta dhe enëve të gjakut që rrethojnë hundën, duke ulur rrezikun për enjtje dhe hematoma.
  • Rimodelon kockat e hundës me saktësi shumë të madhe
  • Parandalon frakturat e pakontrolluara të kockave, për shkak të përdorimit të daltës dhe çekiçit
  • Rikuperimi pas operacionit është më i shpejtë dhe pacientët kthehen në aktivitetet e tyre të përditshme shumë më shpejt.
  • Rimodelimi i kockave të hundës është milimetrik, në këtë mënyrë arrihen rezultate më të kënaqshme dhe natyrale.
  • Siguri më e madhe. Pakëson rreziqet për ndërlikime afatgjata.

+ - Rinoplastika e hapur

Eshtë metoda më e përhapur dhe me saktësinë më të lartë në kirurgjinë e hundës. Kjo lejon vizualizimin e të gjitha strukturave përbërëse të hundës dhe modelimin e secilës prej tyre. Indikohet në rastet kur defektet e hundës janë të shumta dhe kërkojnë ndërhyrje të detajuar. Kohëzgjatja është rreth 2 orë dhe kryhet nën anestezi gjenerale. Koha e plotë e rikuperimit është 10 ditë. Pacientët të cilët vijnë nga jashtë mund të udhëtojnë pas ditës së tretë. Niveli i dhimbjes është minimal dhe shenja e prerjes nuk është e dukshme pas disa muajsh.

+ - Rinoplastika e mbyllur

Eshtë metoda e cila realizohet vetëm me prerje brenda hundës, pa qepje të jashtme. Indikohet në rastet kur problemet janë minimale dhe kërkohet pak ndërhyrje në strukturën e hundës. Kohëzgjatja është rreth 60 minuta dhe kryhet nën anestezi gjenerale. Koha e rikuperimit është 3 ditë. Pas heqjes së tamponave pacientët mund t’i rikthehen aktivitetit të përditshëm.

+ - Rinoplastika e revizionit

Eshte rinoplastika e cila kryhet për të përmirësuar ose korrigjuar rezultatet e një operacioni të mëparshëm te hundës, të pasuksesshëm ose me rezultate të pakënaqshme për pacientin. Shpesh herë, është i nevojshëm sigurimi i grafteve kërcore nga veshi apo brinja për të arritur rezultatin e dëshiruar. Kjo kërkon profesionalizëm të lartë të kirurgut, një kohë më të gjatë të ndërhyrjes dhe kohë rikuperimi të njëjtë si në rinoplastikën primare.