Septoplastika

Septoplastika

Hunda ndahet nga septum apo muri ndarës në dy zgavra të barabarta për të siguruar një frymëmarrje normale. Në praktikë shpesh ndodh që septumi të jetë i devijuar në pjesën e përparme ose të pasme duke shkaktuar ngushtim të zgavrës së hundës dhe vështirësi në frymëmarrje. Shtrembërimi i perdes së hundës bëhet shkak për sinuzit akut ose kronik, çrregullim të ajrosjes së veshit të mesëm dhe deformim të formës së hundës. 

Korigjimi i shtremberimit të perdes së hundës kryhet për të rivendosur frymëmarrjen me hundë, ose është pjesë e ndërhyrjes së rinoseptoplastikës. I sëmuri mban tamponat për dy ditë në hundë, dhe mbas heqjes së tyre mund ti rikthehet aktivitetit normal. 

Eshte e rendesishme të theksohet se pas kësaj ndërhyrje pacienti nuk do të ketë asnjë ndryshim në pamjen e hundës. Në disa pacientë, septoplastika mund të shoqërohet me kauterizim të konkave nazale (radiofrekuence), të cilat zmadhohen si pasojë e deviacionit, alergjisë, përdorimit të pikave enëngushtuese në hundë për kohë të gjatë dhe ndikojnë në vështirësinë në frymëmarrje me hundë.