Tonsilektomia

Tonsilektomia

Tonsiliti kronik ose infesksioni kronik i bajamave është një nga sëmundjet më të shpeshta te fëmijët por edhe tek të rriturit. Shkaktari kryesor është streptokoku beta hemolitik i gupit A. Të sëmurët ankojnë për infeksione të shpeshta të bajameve, dhimbje fyti, infeksione të rrugëve urinare dhe dhimbje të kyçeve. Kur bajamet infektohen disa herë në vit trajtimi i zgjedhur është heqja e tyre.

Bajamet rekomandohen të hiqen kur:

  • Infektohen mbi 5-6 herë në vit
  • Shkaktojnë ndërlikime në distancë si infeksione të rrugëve urinare dhe reumatizëm
  • Në rastet kur shkaktojnë apne të gjumit.

Falë teknologjisë bashkëkohore heqja e tyre kryhet me ligashur, metodë e cila redukton shumë rrezikun e hemoragjisë pas heqjes.

Mbas ndërhyrjes pacientët mund të kenë dhimbje fyti, dhimbje të veshëve dhe ndonjëherë edhe temperaturë deri në 38 gradë. Për dy javë mbas heqjes ekziston rreziku i hemoragjisë veçanërishtnë pacientët të cilët nuk ushqehen mirë dhe nuk zbatojnë këshillat e mjekut.

Rëndësi shumë të madhe mbas heqjes së bajameve ka ushqyerja.